Zhduken dy të rinj nga Maqedonia e Veriut në ujërat e detit në Greqi

Vazhdojnë kërkimet për dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut që përmbytën dje nga rrymat detare në zonën bregdetare turistike greke Halidiki në detin egje.

Roja bregdetare është lajmëruar pasditen e djeshme rreth orës 18:00 se tre persona kanë hyrë në det dhe janë zhdukur nga sytë.

Sipas mediave greke, të zhdukurit janë të moshës 28 dhe 30 vjeç, ndërsa i treti që u shpëtua është 25 vjeç.

“Tre të rinjtë erdhën nga Shkupi për të festuar lindjen e një fëmije,” tha Anastasia Chalkia, kryetare e bashkisë Kassandra në Halkidiki.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share