Kuvendi i ASH Kumanovë, siç njoftohet përmes një kumtese, ka shkarkuar kryetarin e degës së kësaj partie, Arsim Hasani. Ky kuvend ka caktuar këshilltarin Huzeir Mustafi si shef të shtabit për zgjedhjet parlamentare
“Arsyet e shkarkimit janë shkeljet e shumta e të vazhdueshmë statutare, lajthitjet politike, mos komunikimi me strukturat e degës dhe me kryetarët e nëndegëve e ku për pasoj dega e Kumanovës ishte shëndrruar në një degë pasive dhe pa asnjë aktivitet. Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të degës është filluar para disa muajve ku kuvendarët e degës kishin tubuar nënshkrime për peticion për shkarkimin e kryetarit të degës. Kuvendi i degës sonte gjithashtu caktoi edhe shefin e shtabit për zgjedhjet parlamentare të vitit të 2024, ku për shef shtabi u caktua këshilltari Huzeir Mustafi.
Në Kuvend ishin prezentë kryetarët e gjitha nëndegëve kryetarët të forumit rinor e asamblesë së gruas, anëtarë të kryesisë qendrore e shumë aktivistë”, thuhet në njoftim./tvklan.mk