Zhan Mitrevi ka dhënë 1 milionë euro si garancë se nuk do të arratiset

RASTI NË POLICINË FINANCIARE: NË PERIUDHËN VIJUESE PRITET TË MERRET NË PYETJE RUSKOVSKA

Kardiokirurgu dhe drejtori i spitalit privat klinik, Zhan Mitrev, kundër të cilit po zhvillohet hetim nën dyshimin për mashtrim të pacientëve me korona virus që janë mjekuar me hemofiltirim, përpos se i janë marrë dokumentet e udhëtimit, ka dhënë garancë prej 1 milionë euro para të gatshme se nuk do të arratiset nga shteti, derisa të përfundojë procedura. Shefi i Prokurorisë Themelore Shkup, Gravril Bubevski, sot gjatë një brifingu me gazetarët informoi se, rritja e masave të sigurisë, vjen pasi me zhvillimin e hetimit, rriten edhe rreziku. Ai tha se, prokuroria ka dëgjuar 80 përqind të pacientëve që kanë dorëzuar paraqitje se janë të dëmtuar, ndërsa procedura hetimore për këtë rast duhet të përfundojë për 2 deri në 3 muaj.

“Po mblidhet material dëshmues në lidhje me dëshminë e personave që vlerësojnë se janë të dëmtuar dhe në çfarë mënyrë i kanë mashtruar që ta bëjnë atë që e kanë bërë. Ajo pjesë tashmë është drejt përfundimit. Siç ecë procedura, rriten masat e sigurimit të prezencës. Përpos marrjes së dokumenteve të udhëtimit, nga ana e të akuzuarit është dhënë garancë në shumë të gatshme se nuk do të arratiset, i janë deponuar gjykatës 1 milionë euro si garancë se nuk do të arratiset deri në fund të opozitës”,deklaroi Gavril Bubevski, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Shkup.

Duke folur për rastin e ish prokurores për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kundër së cilës ish drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi ka paraqitur kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Bubevski tha se është dëgjuar Muaremi, ndërsa në periudhën vijuese do të merret në pyetje Ruskovska si dhe ky prokuroret e tjera të kësaj prokurorie, Trajçeva dhe Josifovska.

“Si argument ndaj kallëzimit është theksuar raporti nga mbikëqyrjaNga ajo është theksuar se, me kërkesën e njëjtë janë kërkuar lëndët ndërsa menjëherë është bërë bastisje për të njëjtët. Nga ajo e nxjerrin konkludimin paraqitësit se, nuk ka pasur lëndë konkret që është kërkuar, por ka pasur 300 paraqitje anonime”,deklaroi Gavril Bubevski, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Shkup.

Ndërsa, në lidhje me rastin gjyqësor për aksidentin në Llaskarcë, Bubevski tha se, superekspertiza që ka kërkuar gjykata ka bllokuar procesin dhe se prokuroria nuk mund t’i bëjë presion gjykatës, pasi ajo do të sjellte efekt të kundërt./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share