Zhan Mitrev: Nuk kam shkelur ligjin, nuk kam mashtruar askënd

“DUAN TA SHKATËRROJNË KLINIKËN, KAM 100% HUMBJE PAS STORJES SË IRL-SË”

Pesë muaj pasi u publikua storja  “Gjakut i papastër” i IRL-së, ende po pritet vendimi i Prokurorisë se a do të ngritët akuzë ndaj Zhan Mitrev. E në ndërkohë, klinika e tij ka pësuar humbje të mëdha.

Sa ka rënë puna e klinikës pas publikimit të storjes?

100%!

Për 100% keni humbje?

Po! Unë tanimë kam marrë kredi prej 4 milion eurove që ta mbaj funksionale Klinikën.

Mitrev insiston se nuk ka shkelë ligjin dhe se kjo është konfirmuar nga kontrollet intensive të institucioneve që kanë ardhur pas storjes. Sipas tij dhe ekipit të avokatëve, hemofiltrimi si metodë e shërimit të pacientëve me Covid19, nuk ka qenë metodë e panjohur dhe pacientët nuk janë përdorur si eksperiment. Pas gjithë këtij sulmi siç e quan Mitrev, qëndron dikush që dëshiron që Klinika të shkatërrohet.

”Të gjitha gënjeshtrat që janë shpërndarë në opinion me një gjuhë të urrejtjes të paparë sigurisht se e kanë për qëllim që të dëmtojnë reputacionin tim dhe të institucionit. Përse kjo është kështu? Sigurisht se koha do të dëshmojë” – tha Zhan Mitrev.

Pronari i klinikës “Zhan Mitrev” thotë se asnjë pacient nuk është gënjyer dhe asnjë pacient nuk ka paguar as 1 euro më shumë se sa duhet. Nga hemofiltrimi klinika ka fituar vetëm 550 euro për pacient, çmimi i së cilës ka qenë 3000 euro. Nga klinika kishin përgatitur edhe numrat. Nga gjithsej 1738 me Covid19 që janë trajtuar në këtë klinikë, 1296 kanë mbijetuar, që është një përqindje e ulët e vdekshmërisë nëse krahasohet me spitalet publike. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

https://www.youtube.com/watch?v=QjYggPBGnxk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share