Zhaklina nuk i përgjigjet pyetjeve të Bieta Sulës, ja si reagon moderatorja

Moderatorja e njohur Bieta Sula në hyrje të emisionit “Ftesë në Pesë”, ditën e djeshme ka mbajtur një fjalim për datën 29 shkurt.

Ajo e ka pyetur Zhaklinën e cila ndodhej në panelin e të ftuarëve se nëse i pëlqen kjo ditë e veçantë. Zhaklina nuk preferon të japë përgjigje konkrete duke shkaktuar humor në studio. Bieta ulet në vendin e Zhaklinës dhe i kërkon asaj që të drejtojë emisonin.

Bieta Sulo: 29 shkurt, jemi në një datë të veçantë. E kemi një herë në katër vite dhe po një herë në katër vite i bie ta festojnë datëlindjen fiks ashtu siç duhet edhe ata që kanë pasur fatin apo rastësi të jenë lindur më 29 shkurt. Kështu që gëzuar ditëlindjen të gjithë atyre që e festojnë fiks ditën kur e kanë dhe jo në 1 mars. Përpos arsyejeve pse kemi të bëjmë me një vit të brishtë një herë në katër vite, ta kemi shkurtin me 29 ditë, në disa kultura kjo ditë festohet në forma të ndryshme. Meqë është një ditë e veçantë, duhet të ndodhë dhe një gjë e veçantë, që nuk është e natyrshme për shoqërinë. Në disa vende e marrin stafetën dhe të gjithë të drejtat damat. Më pëlqen shumë kjo data dhe kjo dita, nuk e di për ty Zhaku.

Zhaklina Lekatari: Edhe mua më pëlqen shumë. Për të njëjtat arsye që të pëlqen dhe ty.

Zhaklina Lekatari: Që ti i di se të pëlqejnë dhe ty.

Bieta Sula: Po unë dua që t’i shprehësh të tuat.

Zhaklina Lekatari: Po pasi t’i shprehësh ti të tuat.

Bieta Sula: O Zoti i madh, hajde të ndërrojmë vendet. Ti drejto emisionin, unë përgjigjem.

Zhaklina Lekatari: Përshëndetje Bieta, mirë se erdhe në emsion, unë jam shumë e gëzuar që sot është 29 shkurti, vit i brishtë. Ti a je e gëzuar?

Bieta Sula: Sepse vetëm në këtë ditë të vitit po bëhem e ftuar dhe nuk jam e ftuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share