Financimet ruse, Basha: Berisha të pyesë të ftuarit në festën familjare
Vizita e presidentit austriak në parlament zgjoi Lulzim Bashën, të vendosur për t’iu rikthyer arenës politike. Emri dhe firma e tij përplasi ashpër dy grupimet brenda PD, por Lulzim Basha nuk i njeh asnjë përgjegjësi vetes.
“Përgjegjës është ai që ka përçarë PD-në. S’kam asnjë koment tjetër për sot. ”
Madje këtë periudhë paqeje, e ka shfrytëzuar për të mbledhur forcat për një fushatë në të gjithë vendin.
“Sigurisht që po, në të gjithë Shqipërinë.”
Te lista e të ftuarve në festën familjare të Sali Berishës, Lulzim Basha thotë se gjendet përgjigja e akuzave për financimet ruse.
“Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare.”
Teksa dhe pak ditë na ndajnë nga fushata zgjedhore, nuk mbetet gjë tjetër veç për të pritur dhe parë betejën e radhës së Lulzim Bashës.
Klan News