Zgjidhet problemi i drejtorit në Shkollën e Konjares! Ish-drejtori dhe kreu i Komunës së Petrovecit arrijnë marrëveshje!

Problemet lidhur me zgjedhjen e Drejtorit në Shkollën “Vëllazërim Bashkimi” në fshatin Konjarë, kanë marrë epilog pozitiv.

Pas transmetimit të lajmit në Klan Maqedoni, ulen gjakrat midis Drejtorit Sali Buzaku dhe Kreut të Komunës së Petrovecit, Borçe Mitevski.

Në një deklaratë për Klan Maqedoni, Drejtori Sali Buzaku ka konfirmuar se është arritur marrëveshja mes tij dhe kreut të Komunës dhe se ka përfunduar procesi i zgjedhjes së drejtorit të ri.

Ndryshe, drejtori i ri, në këtë shkollë është Mirzat Shumani, i emëruar nga Këshilli dhe Komuna e Petrovecit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share