Deputetët e Sri Lankës kanë zgjedhur Presidentin e ri të vendit pasi ish-lideri i tyre u largua nga vendi mes protestave të shumta për krizën ekonomike. Presidenti i ri i vendit është zgjedhur Kryeministri Ranil Wickeremesinghe, pavarësisht se populli e ka kundërshtuar një zgjedhje të tillë.
Wickremesinghe përballet me detyrën për të nxjerrë vendin nga kolapsi i tij ekonomik dhe për të rivendosur rendin publik pas muajsh protestash masive. Ai mundi rivalin e tij Dullus Alahapperuma, me 134 vota kundër 82 në votimin parlamentar.
Ai do të ketë një mandat për të shërbyer pjesën tjetër të mandatit të Rajapaksa, i cili përfundon në Nëntor të vitit 2024.
Ndërkohë banorët në Sri Lanka po përballen me mungesa të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë. Vendit i duhet një qeveri e qëndrueshme për të vazhduar negociatat e ngecura me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një paketë shpëtimi.
Administrata dhe familja e Rajapaksa, të cilat kanë qeverisur vendin për gati dy dekada, janë fajësuar nga vendasit për krizën aktuale. Ai u largua në Maldive javën e kaluar pasi turmat pushtuan ndërtesat qeveritare, duke kërkuar që liderët politikë përfshirë Kryeministrin Wickremesinghe të largoheshin. Rajapaksa më pas udhëtoi për në Singapor dhe dha dorëheqjen zyrtarisht./tvklan.al