Mijëra njerëz dalin në Shangai, policia nis arrestimet
Policia kineze ndërhyri me dhunë natën mes të Dielës dhe të Hënës, për të shpërndarë mijëra protestues që në fundjavë mbushën sheshet e kryeqendrës financiare të Kinës.
Policët tërhoqën zvarrë dhe arrestuan dhjetëra protestues, të cilën manifestuan kundër masave të ashpra anti-COVID që në Kinë, ndryshe nga pjesa tjetër e globit aplikohen me të njëjtën përpikmëri si në ditët e para të pandemisë. Manifestuesit hodhën parulla kundër regjimit komunist dhe kërkuan dorëheqjen e presidentit Shi Xhinpin, i cili një muaj më parë u rizgjodh për një mandat të tretë presidencial për të parën herë në historinë e Kinës komuniste, ma kauzën kryesore “0-COVID”.
Por masat e ashpra izoluese nuk po pranohen më nga populli, që është ngritur në protesta edhe në Pekin, e shumë qytete të tjera, madje edhe në vatrën e parë të koronavirusit, në Uhan. Qytetarët kinezë protestuan edhe para ambasadave të tyre në shumë vende të botës. Masat izoluese po rikthehen pasi këto ditë, teksa Kina po shënon rekorde infektimesh ditore me mbi 30 mijë raste.
Tv Klan