Zgjedhjet Presidenciale | VLEN: Kandidati i BDI-së për president nuk ka punuar për shqiptarët

Në konferencë për mediat, opozita shqiptare ka akuzuar BDI-në se emri i cili përflitet se do të jetë kandidat për President, aspak nuk ka punuar në interes të shqiptarëve. Nënkryetari i Alternativës, Amir Elezi, deklaron se është e drejtë e BDI-së që ta kandidojnë kë të duan, por kandidati për të cilën flitet, aspak nuk i përfaqëson shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“I promovuar si ministri i parë shqiptar i Punëve të Jashtme në vendin tonë, ai po e mbyll mandatin pa bërë as edhe një vizitë të vetme në Republikën e Kosovës. Në kohën që atje shkuan gati të gjithë politikanët maqedonas, bile edhe disa politikanë serbë që veprojnë kundër regjimit të Vuçiqit, ai që kurrë nuk gjeti fuqi dhe arsye për të shkuar në Kosovë është vetëm Bujar Osmani. Le që nuk kemi pritur që ai të bëjë homazhe në Prekaz, siç bëri Sandulloviqi, por ka qenë skandaloze kualifikimi i tij për sulmin terrorist serb në Banjskë, në veri të Kosovës. Në kohën që State Department-i Amerikan dhe Komisioni Europian, si edhe të gjitha vendet aleate perëndimore e gjykuan këtë si sulm terrorist, i vetmi ishte Bujar Osmani, që si kryesues i OSBE-së, foli për atë ngjarje gati siç flet Bjellorusia për sulmet ruse në Ukrainë”, ka deklaruar Amir elezi nga koalicioni VLEN./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share