Zgjedhjet presidenciale/ Sovrani e tha fjalën – Klan M ende se ka thënë fjalën e fundit…!!!

Në rrethin e parë të presidencialeve, sovrani e tha fjalën.

Fjalën, por jo të fundit, në këtë ditë zgjedhore, e dha edhe Klan Maqedoni.

Me mbi 15 orë program LIVE nga mëngjesi teleshikuesve iu servuan informacione në kohë reale, nga vendngjarja, aty ku hidhej vota…

Një bashkëpunim Tv Klan Maqedoni, Indeksonline dhe Tv Dukagjini sollën informacionet e dorës së parë për procesin zgjedhor, jehonën e votuesve…

Por, nuk përfundoi me kaq! Mysafirë në studio, kronika dhe storje interesante, paraqitje LIVE nga Kumanova e deri në Strugë sollën një standard ndryshe të plasimit të informacioneve në kohë reale.

Maratona zgjedhore u kurorëzua me studion e hapur dhe me analistët e ftuar, pas mbylljes së vendvotimeve. Shtabet partiake, tabela e kalkulime me rezultatet e KSHZ-së, mbërthyen teleshikuesit pranë ekraneve televizive.

Sovrani e tha fjalën. Padyshim se do ta thotë edhe në finalen e madhe të 8 majit. Klan Maqedoni ende nuk e ka thënë fjalën e fundit…!/tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share