Zgjedhjet presidenciale/ Shtabi i Pendarovskit: S`ka kushte për “master debate” me shtatë kandidatët presidencial!

Nuk do të mbahen master-debatet e paralajmëruara me të gjithë kandidatët presidencial. Njoftimi vjen nga Shtabi Zgjedhor i kandidatit për president, Stevo Pendarovski.

Nuk do të ketë “master debate” me të 7 kandidatët presidencial, njoftuan nga Shtabi i kandidatit presidencial Stevo Pendarovski, i cili ishte edhe nismëtar i këtij debati.

Nga Shtabi i Pendarovskit thonë se gjatë periudhës së kaluar kanë patur komunikime instensive me shtabet zgjedhore të kandidatëve presidencial, por edhe takime me personat përgjegjës të televizioneve kombëtare , sic thonë, me qëllim që të tejkalohen çështjet e hapura, dallimet dhe disa kërkesa më specifike.

“Fatkeqësisht, përkundër qëllimeve të mira në këtë process dhe bashkëpunimit midis shtabeve zgjedhore, rrethanat politike dhe mediale, nuk janë të qëndrueshme për momentin, për t`u krijuar kushte për mbajtjen e këtyre “master debateve”, thonë nga Shtabi Zgjedhor i Pendarovskit.

Sipas njoftimit paraprak, “master debatet” me 7 kandidatët presidencial duhej të mbaheshin në terren neutral dhe të transmetohen nga televizionet kombëtare, si dhe në platformat sociale./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share