Zgjedhja e presidentit shqiptar për qytetarët e vendit është një mundësi e realizueshme dhe e mirëpritur. Për Klan Maqedoni qytetarët thonë se ata do i japin mbështetje zgjedhjes së presidentit shqiptar, ndërsa partitë duhet ta realizojnë këtë.
“Po sigurisht po, mendoj se po. Mua më pëlqen të jetë shqiptar është më mirë që të jetë prej nesh, besoj se më mirë do të bëhet që të na ndihmojnë të gjithëve shqiptarëve”.
“E kemi shancin tani për president shqiptar unë nuk e di si shkojnë gjasat këtu, por besoj se kanë kapacitet tonët por vetëm të duan. Ne kemi besim shumë tek ata plus iu japim vota tani edhe ata duhet të bëjnë për ne”.
“Si jo politikës nuk i dihet. Sigurisht shqiptar të ketë më mirë se shqiptar nuk ka”.
“Shqiptar po duhet të jetë, siç punon drejtësia duhet të jetë, mjaftë më. Por tani forca e bënë të vetën sepse nëse shkojmë me rrregull jo se ka por tre herë ka të drejtë shqiptari të bëhet president. Po unë them po, them sepse e di se nëse do kishte drejtësi duhet të kemi sepse i ka ardhur koha”.
Ndërkaq kishte edhe qytetarët të cilët ishin pesimistë. Ata thonë që shqipëtarë duhet që dalin të gjithë për të votuar dhe vetëm në këtë menyrë do të kemi presidentin shqiptarë.
“Nuk i dihet ende sepse janë paraqitur më tepër kandidatë edhe aty do ndahen votat. Nuk dihet a do të ketë president, por të paktën për raundin e dytë. Shqiptarët njëherë duhet të vetëdijësohen dhe duhet të gjithë të dalin në votime, pa kusht të gjithë në votime që të kemi votat e duhura”.
“Nuk i dihet, nuk di shanca nuk ka reale për të fituar”.
Rrethi i parë i Zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë, së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj./tvklan.mk