“Do të punoj për pagë e jo për përqindje, do t`i trajtoj qytetarët në mënyrë të njëjtë, do të bashkëpunoj me të rinjtë dhe do të vazhdoj ta kritikoj krimin dhe korrupsionin e lartë në vend”. Këto ishin disa nga zotimet e Presidentit aktual, Stevo Pendarovski, i cili garon për mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale me mbështetje të LSDM-së dhe koalicionit.
“Maqedonia mund të jetë shtet demokratik dhe prosperues vetëm nëse i mban vitale dy vazhdimësitë strategjike – integrimet euroatlantike dhe marrëdhëniet ndëretnike”, tha Stevo Pendarovski.
Shefi aktual I shtetit potencoi se opozita nuk ka miratuar asnjë vendim strategjik për vendin. Sipas tij, opozita në vend të Marrëveshje së Prespës, ka ofruar shfuqizimin e saj, kurse si alternativa propozohen izolimi ose anëtarësimi në BRIKS, ku nuk ka asnjë vend evropian, kurse një ndër themeluesit është Rusia.
“Para tri viteve kur punonim për modifikimin e propozimit Francez, patëm debate të ashpra me Sofjen për të ruajtur identitetin dhe gjuhën maqedone. Opozita haptazi sabotonte këto përpjekje, kurse disa komesarë evropian, aleat të tyre strategjik, edhe atëherë edhe sot, që ua bëjnë programet zgjedhore, ishin haptazi në anën bullgare”, tha Pendarovski.
Pendarovski në fjalimin e tij tha se mbështet vetingun e gjykatësve dhe politikanëve, por propozoi që të kontrollohet prona e funksionarëve dhe të afërmve të tyre jo vetëm në 5 vitet e fundit, porn ga viti 1990 e deri më sot./tvklan.mk