Kandidati presidencial i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani. Zotohet se si President i vendit të realizojë ambicjen për anëtarësim të plotë deri në vitin 2030, duke promovuar ndërkohë konceptin – më shumë integrim para anëtarësimit, në mënyrë që qytetarët të fillojnë të ndjejnë menjëherë përfitimet nga fondet e BE-së.
Dera e hekurt e BE-së është e hapur për Maqedoninë e Veriut dhe tani duhet që vendi t’i miratojë sa më shpejt ndryshimet kushtetuese.
Ishte ky mesazhi i kandidatit presidencial të Frontit Evropian Bujar Osmani në debatin publik me temë “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030”.
”Zotimi i parë është bashkimi evropjan deri në vitin 2030, duke qenë i bindur se kjo është e vetmja alternativë për të vazhduar zhvillimin e shtetit. Në vitin 2024, nuk ka qeveri para se të bëhen ndryshimet kushtetuese ose pa një marëveshje për ndryshimet kushtetuese hapim kapitujt në vitin 2024 me hapjen e kapitujve fillon reforma më e madhe në shtet”, u shpreh Bujar Osmani.
Osmani potencoi se ekziston një dokument i nënshkaruar nga partitë shqiptare me zotimin se nuk do të ketë Qeveri të re pa mos u miratuar Ndryshimet Kushtetuese.
“Ka një marveshje një dokument të nënshkruar nga partit veç e veç nuk ka një marveshje biraterale ndërmjet BDI-së, dhe opozitës por një dokumentë që kanë nënshkruar partit politike shqiptare që nuk do të ketë qeveri pa marrëveshje për ndryshimet kushtetuese”, tha Osmani.
Në debatin e hapur që u zhvillua në ambientet e Bibliotekës Nacionale dhe Universitare “Shën. Klimenti i Ohrit” – Shkup, morën pjesë akademikë të shumtë, studentë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare./tvklan.mk