Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nesër do të mbajë shortin për të përcaktuar renditjen në listën e vetme të kandidatëve për president të Maqedonisë së Veriut. Shorti do të hidhet në orën 13:00 në hapësirat e Komisionit.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në njoftim për mediat theksojnë se shorti do të hidhet edhe për panelet reklamuese dhe billbordet, për zgjedhjet presidenciale.
Ditë më parë KSHZ njëzëri konfirmoi kandidaturat e shtatë kandidatëve për president, për të cilët qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, fushata për të cilat fillon më 4 prill, ndërsa rrethi i parë i votimit do të mbahet më 24 prill. /tvklan.mk