“Në vend të “Prespës” ofrojnë shfuqizimin e Marrëveshjes, të njëjtit që vazhdimisht përsërisin asnjëherë e “Veriut” kurse nga Maqedonia e Veriut marrin paga funksionarësh si deputetë dhe kryebashkiakë”, tha kandidati Presidencial, Stevo Pendarovski, gjatë tubimit në Shtip.
Sipas Pendarovskit, lidhur me çështjet strategjike pushteti nuk ka bërë gabime të mëdha, që nuk është rasti për disa zgjidhje politike ose kadrovike.
“E domosdoshme është të bëjmë veting të plotë për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët, por edhe për ne politikanët. Për të gjithë ata që qëllimisht mbajnë lëndët nëpër sirtarë ose nuk mund të dëshmojnë se nga pagat kanë bërë miliona, duhet të shkarkohen nga funksionet, të shkojnë në burg e jo të ndajnë drejtësinë dhe të konkurojnë për funksione politike”, tha Stevo Pendarovski.
Karvani zgjedhor I kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova zbarkoi në Resnjë. Mesazhi I Davkovës kishte të bënte me rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe kontesti me Bullgarinë.
“Po, ne respektojmë të drejtën kombëtare, por duhet të thirremi në të drejtën kombëtare, veçanërisht të drejtën e BE-së. Aty ka një nen 8, ku në marrëveshjen për BE, në aktin themelor për BE, shkruan se anëtarët e BE-së do të nxiten të lidhin marrëveshje me fqinjtë, me kandidatët për anëtarësim në BE, në bazë të praimit të reciprocitetit”, tha Gordana Siljanovska Davkova.
Karvani presidencial i “Frontit Evropian” ka vazhduar me hapjen e shtabeve zgjedhore në Shuto Orizarë, Ohër dhe Studeniçan.
Kandidati i opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari, bashkë me partnerët e koalicionit, në Parkun e Qytetit, kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit.
Gjithnjë e më shumë po merr formën koalicioni i ardhshëm VMRO-DPMNE, “ZNAM” dhe opozita shqiptare. Njoftimi përmes Facebookut vjen nga kandidatja presidenciale e “Levicës”, Biljana Vankovska.
Sipas saj, hapi i parë nëse zgjidhet presidente do të jetë shfuqizimi i Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë.
“Kërkesat bullgare tashmë tejkaluan këtë marrëveshje dhe u shkrinë në propozimin francez dhe kornizën negociuese. Neve nuk na kushton asgjë të veprojmë sipas nenit 13, që të dorëzojmë notë për shfuqizimin e Traktatit. S`kemi problem me popullin bullgar, por me Qeverinë bullgare”, tha Biljana Vankovska.
Ndërkaq, Kandidati për president i Lëvizjes ZNAM (E Di), Maksim Dimitrievski, fushatën e ka vazhduar në Koçanë, kurse është prononcuar edhe për Agjencinë e Lajmeve MIA.
“Bëmë sondazhe dhe analiza dhe hymë si subjekt i ri politik, bashkë me mua dhe me të gjithë bashkëmendimtarët e mi në këtë luftë për një shtet ku Maqedonia do të ketë babain e kombit. Ai mund të rikthejë peshën e qytetarëve me veprimet e tij, sepse për momentin jetojmë në një shoqëri që është krijuar për t’i shërbyer elitave politike që e kanë qeverisur prej 30 vitesh”, tha Maksim Dimitrievski.
Kandidati presidencial I koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski ka qëndruar në Ohër, Kërçovë dhe Gostivar. Edhe ai është shprehur kundër futjes së Bullgarëve në Kushtetutë.
“Unë vetëm dua t`i pyes ata që propozojnë ndryshimin e Kushtetutës për futjen e Bullgarëve, me veprim të anuluar, thoni qytetarëve, nëse Maqedonasit janë komb nga viti 1944, a është gjuha maqedone dialekt I bullgarishtes dhe nëse Goce Dellçevi dhe veprimtarët tjerë janë maqedonas ose Bullgar, sic thotë hitoriografia bullgare?”, tha Stevco Jakimovski.
Kandidatët presidencial me agjendë të ngjeshur edhe gjatë fundjavës.
Pendarovski dhe “Koalicioni për të ardhme evropiane” prezanton programin në Makedonski Brod dhe Kërçovë.
Davkova dhe koalicioni “Maqedonia Yte” në Demir Kapi, Negotinë dhe Kavadar.
“Levica” në Prilep dhe Demir Hisar, kurse “Znam” në Dojran, Vallandovë dhe Bogdancë./tvklan.mk