Në Maqedoni kemi 330.000 pensionistë dhe në kohën kur të rinjtë po largohen nga vendi dikush duhet të kujdeset për pensionistët. Zotimi vjen nga kandidati presidencial i koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, I cili propozon përkujdesje institucionale për këtë kategori të qytetarëve.
“Nëse fëmijtë I kemi jashtë vendit, kush do të kujdeset për prindërit e tyre? Duhet të hapen azile pensionistësh, së paku 15 azile nëpër qytete të Maqedonisë. Për pensionistët duhet të ketë përkujdesje institucionale. Propozoj të ndërtohen qendra geriatrike në kuadër të spitaleve të përgjitshme që qytetarët në situatë të rëndë shëndetësore të marrin trajtimin e duhur. Njëkohësisht propozoj që asnjë familje pensionistësh të mos ketë të ardhura nën 25.000 denarë” – tha Jakimovski, GROM. /tvklan.mk/