Komisionit Shtetëror I Zgjedhjeve publikoi rezultatin përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, përfshirë këtu edhe votat e diasporës.
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova radhitet ka marrë më shumë vota edhe në diasporë, përkatësisht 369 vota, në vend të dytë është kandidati i Frontit Evropian Bujar Osmani me 182 vota ndërkaq, presidenti aktual Stevo Pendarovski fitoi 175 vota nga diaspora.
Sipas të dhënave të KSHZ për numrin e përgjithshëm të votave, për Siljanovska-Davkovën votuan 40,08 për qind e qytetarëve, për Pendarovskin 19,92 për qind, për Osmanin 13,07 për qind më pas vijnë Maksim Dimitrievski nga ZNAM dhe Arben Taravari nga VLEN, të cilët morën rreth 9% të votave.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare, shkojnë kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së.
Ndërkaq, deri sot në orën 19:00 vazhdon afati për parashtrim të ankesave për procedurën e votimit, ndërsa deri në mesnatë afati për ankesa që kanë të bëjnë me grumbullimin e rezultateve pas të cilave KSHZ duhet të sjellë vendim në afat prej 72 orëve.
Siç sqaroi dje kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, kandidatët nëse nuk janë të kënaqur nga vendimi i KSHZ-së, kanë të drejtë padie në Gjykatën kushtetuese, e cila ndërkaq duhet të vendosë në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë.
Sipas të dhënave zyrtare të KSHZ-së, në rrethin e parë votuan 49,93 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.
Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të papërdorura është 908.384, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme është 24.562 ose 2,71 për qind./tvklan.mk