Zgjedhjet për Rektor në UT – Musliu: Nëse 300 profesorë janë nën ndikim të një partie, atëherë ne kemi problem si komb

Duke komentuar zgjedhjet e fundit për Rektor të Universitetit të Tetovës, analisti Albert Musliu kërkoi që denoncimet e tre ish kandidatëve të zbëerthehen dhe të dëshmohen deri në fund.  Deklarimet e tyre, sipas Musliut, nuk tregojnëa sgjë nëse pretendimet e njejta nuk dëshmohen me fakte.

“Nëse 300 profesorë janë nën ndikimin e subjektit politik, atëherë ne si komb kemi problem. Jo se nuk ka ashtu probleme se këtë narrativ e dëgjuam edhe kur u zgjodh prokurori për krim të organizuar. I vetmi prokuror në Maqedoni që u zgjodh me vota prej gjithë prokurorëve, tani zgjedhja e atij ishte politike, ndërsa këto tjerët që i zgjidhte këshilli ishin në rregull”, tha mes tjerash Musliu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share