ZGJEDHJET PËR PE
Votuesit në 21 vende të BE-së votojnë sot në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Kryeministri hungarez Viktor Orban e cilësoi një votë që do të vendosë vazhdimin e luftës ose paqes në continent.
SINKRON VIKTOR ORBAN KRYEMINISTËR I HUNGARISË: Këto zgjedhje janë një zgjedhje e vërtetë evropiane. Nuk janë zgjedhjet e anëtarësimit. Janë më shumë se një zgjedhje gjithë-evropiane pro paqes ose pro luftës. Shpresoj se do të jetë një shumicë paqeje si rezultat i këtyre zgjedhjeve.
Gjithashtu edhe lideri i opozitës greke Stefanos Kasselakis, teksa hodhi votën e tij u shpreh se qytetarët do të vendosin se çfarë Europe dëshirojnë. Ndërkaq edhe udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen hodhi votën e saj zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Henin-Beaumont, bastioni i saj në Francën veriore.
Partia e Le Pen ka pritet të fitojë 33% të votave, sipas një sondazhi të fundit të Ifop, ndërsa popullariteti i presidentit francez Emmanuel Macron mbetet i ulët.
Zgjedhjet do të formësojnë mënyrën se si Bashkimi Evropian, një bllok prej 450 milionë qytetarësh , përballet me sfidat, duke përfshirë një Rusi armiqësore, rivalitetin e shtuar industrial nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, ndryshimet klimatike dhe imigracionin.
Rreth 360 milionë votues me të drejtë vote vendosin për 720 përfaqësues nga 27 vende të BE-së. Ndërsa rezultatet e para tashmë vijnë nga disa vende, si Holanda dhe Irlanda, si dhe në 20 vende të tjera, ku jepet vota për Parlamentin e ri Evropian dhe politikat e pesë viteve të ardhshme. Sipas sondazheve të kryera në tetë vende përfaqësuese të BE-së forcat e moderuara do të thonë fjalën e tyre në krijimin e koalicioneve dhe aleancave të përkohshme për ta bërë parlamentin funksional.
Konservatorët e moderuar të EPP pritet të fitojnë një shumicë të qartë, për tetë vende të BE-së. Socialistët parashikohen të jenë forca e dytë, ndërsa liberalët sipas të dhënave të detitanishme renditen në vendin e tretë, pavarësisht se ka gjasa të humbasin një numër të konsiderueshëm vendesh.
Një javë pas zgjedhjeve, më 17 qershor, liderët e BE-së takohen në Këshillin Evropian në Bruksel. Në agjendë është zgjedhja e posteve kryesore në BE, duke përfshirë Presidenten/Presidentin e Komisionit të BE-së. Në përgjithësi vlen “parimi i kandidatit kryesor”, sipas të cilit, partia me numrin më të madh të votave merr kryesimin e Komisionit të BE-së.
Nëse krerët e shteteve dhe qeverive ndjekin këtë parim, Ursula von der Leyen, kryetarja aktuale dhe kandidatja e Partisë Popullore Evropiane (EPP), do të kishte shanset më të mira të vazhdonte të ishte në krye të të KE, sipas sondazheve të fundit. Parlamenti i ri i sapozgjedhur do të mblidhet për herë të parë në Strasburg më 16 korrik. Zhvendosja djathtas do të thotë se mund të jetë më pak entuziaste për politikat e ndryshimeve klimatike dhe reformat e kërkuara për zgjerimin e BE-së, ndërkohë që kufizon masat për emigracionin e paligjshëm./tvklan.mk/