Liderët e opozitës shqiptare VLEN hapjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare e nisën duke takuar strukturat e kësaj opozite. Të bindur në fitoret e tyre ju premtuan qytetarëve rroga mesatare në 800 euro, ndërmarrjet shtetërore të vendosen në dorë të qytetarëve nëpërmjet të cilave do tu shpërndahen qytetarët 49 për qind të aksioneve të ndërmarrjeve publike e çështje të tjera.
Në kuadër të hapjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami duke prezantuar disa pika nga programi i tyre dekalroi se në Qeverinë e Ardhshme, VLEN do të kërkojë decentralizim fiskal për komunat ku do të ndajë 500 milion Euro në komunat shqiptare.
”Ne angazhohemi të kemi një pushtet të decentralizuar me një decentralizim të mirëfilltë. Ne do të angazhohemi që të kemi decentralizim fiska. Ne do të angazhohemi që në mandatin tonë të transferojmë së paku gjysëm miliardë euro apo pesëqind milionë euro, për zhvillimin e komunave tona dhe ndërtimin e infrastrukturës së munguar, me çka komunat e të dominuara apo komunat me shumicë shqiptare do të barazohen me zhvillimin ekonomik në komunat tjera të Maqedonisë së Veriut” – tha Bilall Kasami, VLEN.
Me këtë rast nga liderët e opozitës VLEN nuk munguan thirrjet për mbështetje të kandidatit të tyre presidencial, Arben Taravarit, duke vlerësuar se zgjedhjet e dyfishta paraqesin, sic thanë, ardhjen e ndryshimeve të mëdha në vend. /tvklan.mk/