Zgjedhjet parlamentare/ Përplasja Kovaçki – Lloga, VMRO-ja druan nga BDI-ja në NJ.Z 3?!

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Thirrjeve të Mickoskit që të pamundësohet që Fronti Evropian të fitojë deputetë në Njësinë e Tretë Zgjedhor, I është bashkangjitur edhe bartësi I listës së kandidatëve të kësaj partie në këtë zonë zgjedhore, Dragan Kovaçki.

Ai gjatë një tubimi në Koçanë, ka drejtuar akuza në adresë të Krenar Llogës, sic thotë, se me urdhër të Ahmetit dhe Grubit po qëndron në zonën e tretë zgjedhore me pretendime për blerje votash.

“Dua të dërgoj një mesazh për Ali Ahmetin dhe Artan Grubin. Dëgjoj se po bëjnë blerje masive votash, kërcënojnë dhe shantazhojnë. E dërgojnë Krenar Llogën, në Dellçevë, Pehçevë, Vinicë, Koçanë që të fitojnë një deputet në NJ.Z numër 3. Krenar Lloga mos i baltos duart, nuk e ke vendin këtu. Tërhiqu me kohë se do të përfundosh në burg”, tha Kovaçki.

“Në një vend anëtar të NATO-s nuk ka perspektivë dhe mundësi për të marrë certifikatë sigurie, gjë që për fatin tuaj të keq, postin Ministër i Mbrojtjes që e ëndërroni gjatë kohë po bëhet i paarritshëm”.

Kështu I është përgjigjur Krenar Lloga akuzave të Kovaçkit.

“Këto budallallëqe të shekullit të kaluar, siç e thot populli, nuk pinë ujë tek ne. Do të më keni çdo ditë, në çdo pjesë të këtij shteti të përbashkët. Maqedonia ime është më e pasur se e Juaja. Maqedonia Evropiane është shumë më e bukur dhe më perspektive, për dallim nga Maqedonia Juaj”, tha Lloga.

Duke e quajtur, Kolonel të paaftë, Lloga shkruan se Front Evropian është garanca që ky shtet do të ecë përpara dhe e siguroi Kovaçkin se në Njësinë e Tretë Zgjedhore, Fronti Evropian do të fitojë deputetë.

“9308 romë, 8628 shqiptarë, 5590 turq, 5199 boshnjakë ose gjithsej 28725, votues të papërfaqësuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Nuk do të ketë një deputet por minimum tre, sepse bartës është Prof. Dr. Sulejman Baki (një turk krenar i këtij shteti), e i dyti në listë është Xhevdet Sadiku (shqiptar krenar nga Maqedonia e juaj e Veriut)”, tha Lloga.

Ndryshe, kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë fushatës për zgjedhjet e dyfishta, në tubimet partiake në lindje të vendit u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk duhet të lejojnë që BDI-ja të fitojë deputetë në zonën e tretë zgjedhore, zonë kjo që tradicionalisht njihet si bastion i VMRO-DPMNE-së. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share