Komisioni Shtetëror Zgjedhore vendosi që të përsëritet votimi në vendvotimin 2101 që ndodhet në fshatin Llërcë në Komunën e Zhelinës dhe në vendvotimin 1953 në Komunën e Tetovës.
Nga numërimi i matërialit zgjedhor të vendvotimit 2101 u konstatua se është gjetur një fletëvotim më shumë, ndërsa mungojnë tre fleta të votimit nga materiali i mbetur. Këto janë vetëm dy nga kundërshtimet e dorëzuar deri tek ky Komision nga ana e partive politike dhe koalicioneve që garuan në zgjedjet parlamentare të 8 majit, ndërsa duhet të shqyrtohen edhe 25 të tjera.
Seanca e sotme nisi me një retorikë të tensionuar, pasi mes nënkryetare së KSHZ-së, Ditmirë Shehu dhe anëtarëve të tjerë. Anëtarët tjerë akuzuan Ditmire Shehun se po bën obstruksione të punës së KSHZ-së, ndërsa Shehu tha se kërkesat e saj janë në kuadër të dispozitave ligjore.
Deri në mesnatë është afati kur Komisioni Shtetëror Zgjedhorë duhet të shqyrtojë kundërshimet e dorëzuara nga partitë dhe koalicionet. Nga gjithsej 27 kundërshtime, 10 vijnë nga “ Vlen”, 8 nga VMRO-DPMNE, 5 nga LSDM-ja dhe 4 nga “ E majta”. Nëse kundërshtimi hidhet poshtë, atëherë pala dorëzuese ka afat prej 24 orësh që të parashtrojë padi në Gjykatën Administrative. Kjo gjykatë duhet të sjellë vendim brenda 48 orësh, i cili është përfundimtar. Nëse kundërshtimet pranohen dhe në vëendvotimet e caktuara përsëritet procesi zgjedhorë, atëherë mund të lëvizë numri I mandateve në njësinë 5 dhe 6 zgjedhore, duke u marrë dy deputet nga Fronti Evropian dhe duke iu shtuar koalicionit “ Vlen”./ TvKlan.mk