Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, zyrtarisht ka konfirmuar emrat e bartësve të listave për deputetë nëpër njësitë zgjedhore. Njësia numër 1 do të udhëhiqet nga ai vetë, në njësinë numër 2 bartës do të jetë Vlado Misajlovski, në të tretën Dragan Kovaçki, në njësinë numër 4, Aleksandar Nikolovski dhe në të gjashtën Dafina Stojanovska.
Për njësinë numër 5 ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike. Kreu i VMRO-DPMNE-së tha se do të zhvillojnë fushatë pozitive duke akuzuar LSDM-në se po bën fushatë të zezë.
Ai ka theksuar se nëse i fiton zgjedhjet, sërish do të bisedojë me Brukselin dhe Sofjen për çështjet e hapura.
Por, LSDM-ja nuk I beson.
“DPMNE-ja propozon të ulim kryet, të presim, të mos bëjmë asgjë dhe të heqim dorë nga e ardhmja evropiane. Por, cila është alternativa, të presim edhe 11 vite sikurse në kohën e Gruevskit? Çmimi nga mosbërja asgjë është i lartë për brezat e tashëm por më shumë për ata të ardhshëm. Rruga e vërtetë për vendin dhe qytetarët është e ardhmja evropiane”, thonë nga LSDM.
Edhe socialdemokratët janë duke përpiluar listat. Sipas njoftimeve, kundërshtar i Mickoskit në njësinë numër 1 do të jetë Dimitar Kovaçevski, kurse bartëse në njësinë numër 2, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Sanja Lukarevska. Bartës potencial në njësinë numër 3 janë Oliver Spasovski dhe Lupço Nikolovski, në të katërtën Venko Filipçe. Në njësinë numër 5 pritet të jetë Jovan Mitreski kurse në të gjashtën – Slavjanka Petrovska.
Afati skadon më 2 prill në mesnatë, kur listat e kandidatëve duhet të dorëzohen në KSHZ./tvklan.mk