Zgjedhjet parlamentare/ Mickoski “zbarkon” në selinë e VLEN – takon Taravarin!

Arben Taravari, ditën e nisi me takimin me emisarin evropian Piter VanHoute.

“Patëm një takim produktiv. Rruga evropiane e vendit do të jetë në duar të sigurta” – shkroi Taravari në Facebook.

Por, nëpër media u publikua fotografia e përbashkët Taravari – Mickoski. Duket se kreu I VMRO-DPMNE-së ka zbarkuar në selinë e koalicionit VLEN, ku sic thuhet, është dakorduar marrëveshja parimore për bashkëqeverisje të ardhshme, që do të bazohet në orientimin strategjik të vendit drejt BE-së, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe zhvillimi I barabartë rajonal.

Nuk vonoi shumë, në Facebook, Taravari bëri një postim tjetër.

“Erdhi koha për ndryshim, madje ne jemi vonuar”

Nuk kanë munguar reagimet nga Fronti Evropian.

“VMRO-ja VLEN! Vota për VLEN është votë për VMRO! Popullit askush s’mund t’ia hedh!  Shihemi më 8 maj! Do të ndodhë populli!” – shkruan në Facebook, Arbër Ademi i BDI-së.

Për VMRO-DPMNE-në ditëve të kaluara është shtruar çështja se si kanë për t`u pozicionuar shqiptarët në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe ku do të përfundojnë 200.000 votat e kandidatëve shqiptarë të rrethit të parë.

Ata madje kanë drejtuar akuza ndaj BDI-së se në prapavijë ka një marrëveshje që shqiptarët të abstenojnë për zgjedhjet presidenciale./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share