Me moton “Nuk heqim dorë nga e ardhmja”, LSDM-ja dhe koalicioni për Ardhmëri Evropiane, shënuan nisjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare.
Lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, prezantoi rezultatet e punës gjatë mandatit të dertitashëm dhe bëri publike planet për ekonominë, kompanitë, luftën me korrupsionin, integrimet evropiane e të ngjashme.
“Jemi të vetëdijshëm se kemi bërë përplot gabime dhe marrë përgjegjësinë. E dijmë se qytetarët janë të zhgënjyer nga cmimet, korrupsioni, keqpërdorimet e disa nga politikanët. Për këtë shkak kemi krijuar një plan të qëndrueshëm dhe të realizueshëm që është shkrirë në programin tonë për katër vitet e ardhshme” – tha Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski paralajmëroi luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.
“S`ka më lëndë nëpër sirtarë dhe do të zbatojmë vetting për gjykatësit dhe prokurorët publik. Do të nisim nga politikanët do të përfundojmë tek gjykatësit dhe prokurorët. Por, BE-ja është rruga e vetme që gjërat të ndryshojnë për të mirë. Nuk heqim dorë nga përfundimi I negociatave me BE-në deri në 2028 dhe RMV-ja të jetë pjesë e BE-së deri më 2030” – tha Kovaçevski.
Përmes një video mesazhi, tubimit të LSDM-së iu drejtua edhe anëtari partisë simotër gjermane PES, Olaf Sholc. Sipas tij, për një BE të fuqishme duhet që BE-ja të zgjerohet me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. /tvklan.mk/