Edhe pse deklaroi se për shkak të Festës së Pashkëve duhet të reduktohen aktivitetet partiake në terren, Lideri I Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski, nga Kumanova, ia ka drejtuar disa pyetje liderit të LSDM-së Dimitar Kovaçevskit. Duket se po ashpërsohet retorika midis LSDM-së dhe “Znam” pasi socialdemokratët e quajtën partinë e Dimitrievskit si derivate të LSDM-së.
“Dua ta pyes Kovaçevskin se ku ishte, derisa regjimi i Gruevskit rënonte Maqedoninë, derisa deputetët ishin larguar me forcë nga Kuvendi, derisa njerëzit marshonin rrugëve për demokraci dhe shoqëri të drejtë. Ku ishte Kovaçevski kur të përgjakur dolëm nga Kuvendi. Të pyes nëse ishte në shoqëri të Mijalkovit dhe Gruevskit, në lozhën solemne të Filarmonisë Maqedonase. A ishte atëherë socialdemokrat I vërtetë, sikurse sot që aktron se është socialdemokrat I shqetësuar. Dua ta pyes nëse soacialdemokratizmi për të cilin ai lufton është I njëjti që hoqi dorë nga Goce Dellçevi dhe që fshiu ASNOM-in nga Kushtetuta e Maqedonisë” , tha Dimitrievski. /TvKlan.mk