Kreu i ASH-së Arben Taravari shpalli emrat e kandidatëve për deputet nga rradhet e ASH-së. Partia e Taravarit do të jetë bartëse liste në njesinë e pestë zgjedhore ku do të përfaqësohet me Salim Sulejmanin nga Struga. Taravari i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të fitoj 5 deri 6 deputetë.
ASH mbajti Kuvendin Qendror në të cilin solli vendim se cilat do të jenë kandidatët për deputet në listën e VLEN por kandidatët e ASH.
Në zonën Zgjedhore nr.6 e ka pozicionin nr.3 e cila do të jetë zonjë prej Tetove po më duhet të konsultohem edhe njëherë dhe pastaj do e konfirmoj.
Në numrin katër do të jetë Halil Snopçe dhe në numrin 7, Sadik Sulejmani prej Komunës së Bogovinës.
Në zonën Zgjedhore numër 5 bartës liste do të jetë Salim Sulejmani prej Struge dhe në zonën zgjedhore nr 2 i dyti në listë do të jetë Rijad Shaqiri prej Komunës së Likovës dhe në zonën numër 1 e kmi pozicionin e tretë dhe së bashku me Lidhjen Demokratike do të caktojmë një kandidatë së bashku dhe pozicioni nr 4 është i ASH –së.
Izet Mexhiti – 1
Afrim Gashi – 2
Salim Sulejmani – 5
Bilall Kasami – 6 Bekim Qoku i dyti në listë”, tha Arben Taravari./tvklan.mk