ZGJEDHJET PARLAMENTARE
Me Qeverinë e UÇK-së, BDI-së dhe elitave maqedonase, çdo I dyti fëmijë në Pollog lind në Zvicër – tha gjatë një tubimi në Tetovë, lideri i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev.
“Etnotribalizmin na servojnë si vlerë evropiane. Ne krijuam shoqëri të kuotave, që rezultoi që çdo I dyti fëmijë nga Pollogu, të lind në Itali, Zvicër ose jashtë Maqedonisë. Koncpetin e parë që na e ofrojnë është Dejtonizimi dhe Libanizimi i Maqedonisë si dhe Bejrutizimi i Shkupit. Kjo është agjenda e tyre që sponsorohet nga ambasadat e huaja. Na ofruan model të grabitjes binacionale. Ne jemi vendi I vetëm në botë me një Parlament dhe dy Qeveri. Por, kaloi koha kur Maqedonasi ishte inferior në shtetin e tij. “Levica” është kundër Badenterit dhe Balancerit”, tha Apasiev. /tvklan.mk/