ZGJEDHJET PARLAMENTARE
APASIEV: “LEVICA” KUNDËR “KOSOVIZIMIT” DHE “BULLGARIZIMIT” TË MAQEDONISË!
“Platforma Maqedonase” është shpëtimi i vetëm nga rreziku për federalizimin e Maqedonisë – ka deklaruar kreu i “Levicës” Dimitar Apasiev. Ai është zotuar ehe për reforma tatimore, ku sic thotë, të pasurit duhet të paguajnë shumë më tepër se punëtorët.
Më shumë deputetë të “Levicës” në Parlament, do të thotë të bllokohen të gjitha politikat e dëmshme të “kosovizimit” dhe “bullgarizimit” të Maqedonisë. Ne me dy deputetë arritëm të pengojnë shumë politika të dëmshme – përkatësinë etnike nëpër letërnjoftime, privatizimin e urgjencës, ulëm cmimet nëpër spitale gjatë kohës së krizës me COVID-19. Mund ta paramendoni se cfarë mund të bëjmë me 8 deri 12 deputetë. Gjithashtu do t`i ndalojmë kreditë e shpejta. Propozojmë reforma tatimore ku të pasurit duhet të paguajnë më tepër se punëtorët”, deklaroi Apasiev. /TvKlan.mk