ZGJEDHJET PARLAMENTARE
Do të kemi përplasje politike më VMRO-në lidhur me konceptet dhe filozofitë tona, por filozofia jonë është më progresive për shtetin” – tha në tubimin në Strugë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, duke komentuar reagimet e opozitës maqedonase për thirrjet për UÇK-në në tubimet e Frontit Evropian.
“Partitë politike maqedone duhet të jenë racional, të mendojnë për ardhmërinë e shtetit. Jo t`i kthehemi të kaluarës. E kaluara është e dhimbshme dhe si e tillë duhet të na shërbejë që të mos na përsëritet. Me patriotizma sot nuk ecet përpara. Nëse e mundon VMRO-në se unë kam bërtitur UÇK-UÇK, UÇK-ja ka shpëtuar Maqedoninë. Këtu duhet ta dijnë dhe z.Pollozhani duhet t`u reagosh atyre se ke marrë pjesë në këto negociata”, tha Ahmeti.
Nga ana tjetër, kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë deklarate për mediat pretendon BDI-ja po dërgon emisarë për të biseduar me VMRO-DPMNE-në për qeverinë e ardhshme.
“Më vjen keq që Ali Ahmeti, në opinion paraqitet si ideolog dhe I fuqishëm, kurse në prapavijë na dërgon emisarë dhe pa kushte dëshiron të hyjë në koalicionin e ardhshëm me VMRO-DPMNE-në. Më vjen keq që Ali Ahmeti rrethohet nga njerëz që po e keqpërdorin. Në vend që të përfundojë si i pensionuar në politike dhe të jetë ideolog, ai do të përfundojë si bashkëpjesëmarrës të krimit të bashkëpunëtorëve të tij”, tha Mickoski
Mickoski, pavarësisht rezultatit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe ende pa përfunduar zgjedhjet parlamentare, edhe një herë ka potencuar se qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja kurse partner në qeveri, sipas tij, do të jetë koalicioni VLEN./tvklan.mk/