Zgjedhjet në veri, mblidhet KQZ-ja

Komisioni Qendror Zgjedhor sot do të mblidhet nga ora 11:00.

Në rend dite është edhe certifikimi i kandidatëve të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje për Kuvend Komunal në Leposaviq.

“Ju njoftoj se sot (10.12.2022, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës të cilin e gjeni të bashkangjitur”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Pas incidenteve që u regjistruan në veri të vendit pati thirrje për shtyrje të zgjedhjeve për kryetarë komunash në Veri të caktuara më 18 dhjetor.

Për këtë, presidentja Vjosa Osmani është ende në pritje të raportit nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të marrë vendimin për shtyrje ose jo të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në veri të vendit.

SHBA, e cila dënoi dhunën në veri të vendit, tha se zgjedhjet duhet të shtyhen. Kësaj kërkese iu bashkëngjit edhe Gjermania.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share