Zgjedhjet në Turqi, Rama mbështet Erdogan

“Mik i shqiptarëve, bën atë që thotë”

Në prag të zgjedhjeve të dyfishta të 14 majit në Turqi, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin Recep Tayyip Erdogan. Nëpërmjet një videomesazhi të publikuar në mediat turke, Rama veçon vizionin dhe punën e Erdogan për transformimin e vendit të tij.

Rama e konsideroi Erdogan si mik të ditëve të vështira, duke përmendur njohjen e pavarësisë së Kosovës, mbështetjen pas tërmetit 2019-ës dhe pandeminë.

“Për mua personalisht Presidenti Erdogan nuk është vetëm një mik i mirë në ditë të vështira, por edhe një lider politik shumë i veçantë, për faktin se thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”.

Rama përdori edhe mesazhin e socialistëve për 14 Majin kur turqve u kërkon të mos kthehen mbrapa.

Mospërkulja është pikërisht ajo që i është dashur e i duhet ende një vendi si Turqia. E cila në 14 maj duhet të vendosë mes vështirësisë për të vazhduar përpara dhe lehtësisë së kthimit mbrapa!

Për Ramën, roli i Erdogan ka qenë i rëndësishëm edhe në zgjidhjen e konflikteve rajonale.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share