Zgjedhjet në Turqi: Erdogani pret dalje masive, Kiliçdarioglu më shumë demokraci

Zgjedhje historike për Turqinë, Erdogani para sfidës më të madhe

Në Turqi sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Anketat tregojnë një garë të ngushtë midis Erdoganit dhe kandidatit të opozitës Kiliçdaroglu. Të drejtë vote kanë mbi 54 milion qytetarë të Turqisë, njofton KlanM.

Sipas analistëve, kjo është sfida më e madhe politike për Erdoganin I cili tashmë vite me radhë është në krye të shtetit turk.

“Me rëndësi është që të gjithë të dalin në zgjedhje dh ta tregojnë forcën e demokracisë turke” – ka deklaruar pas votimit Presidenti Erdogan.

Ai para disa ditëve deklaroi se nëse humb zgjedhjet, në mënyrë të qetë do ta pranojë disfatën.

Sfiduesi i Erdoganit, Kemal Kiliçdarioglu, pas votimit, sic njofton KlanM, përshëndeti, sic tha, ndryshimet potenciale në vend.

“Na mungon shumë demokracia. Shpresojmë se pranvera shumë shpejt do të vijë” – tha Kiliçdarioglu gjatë votimit.

Sondazhet i kanë dhënë kundërkandidatit kryesor të Erdoganit, Kemal Kilicdaroglut, avantazh të lehtë. Ai është kandidat i aleancës të përbërë nga gjashtë parti opozitare, përcjell KlanM.

Megjithatë, nëse asnjëri kandidat nuk arrin të fitojë mbi 50 për qind të votave, rundi i balotazhit për zgjedhjet presidenciale do të mbahet më 28 maj./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share