Partia Socialiste në Shqipëri ka arritur t’i japë një goditje koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” duke arritur fitore në shumicën e bashkive, përfshirë këtu edhe disa nga bastionet e djathta. Rezultati më goditës duket të jetë ai në Shkodër, një bashki historikisht demokrate dhe që sipas rezultateve aktuale, sipas gjitha gjasave do të drejtohet për herë të parë nga socialistët. Benet Beci ka arritur një avantazh prej disa mijëra votave përballë demokratit, Bardh Spahia.
Detajet dhe të rejat e fundit nga procesi i numërimit të votave në Shqipëri i sjell gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve me Zekirja Mexhitin./KlanMacedonia