VIJON NUMËRIMI PËR KËSHILLAT BASHKIAKË
Partia Socialiste ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve për drejtimin e 53 Bashkive në vend. Ra ne sy fitorja edhe ne bastioned e djathta si Shkodra e Tropoja dhe rikonfirmimi ne Kurbin, Kamez dhe Lezhe tradicionalisht te djathta. Nder bashkite e medha PS ruajti pushtetin ne Durres, Elbasan, Vlore, Fier, Korce, Berat, Sarande dhe Gjirokaster.
Ne perfundim te numerimit te votave per kreret e bashkive ne kryeqytet Erion Veliaj u rikonfirmua me nje diference mbi 58 mije votash nga i rendituri i dyti Belind Kellici. i treti u rendit ArLind Qorri me 13 mije e 835 vota ne total duke lene ne vend te katert kandidatin e PD-se se Alibeaj me 12 mije e 388 vota.
Koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” ka fituar drejtimin e 7 Bashkive. Bëhet fjalë për Kavajën, Pukën, Hasin, Himarën, Memaliajn, Mirditën e Fushë Arrëzin. Beteja vijon per keshillat bashkiake ku edhe ne keto bashki ne pjesen me te madhe te tyre kryesojne socialistet per numri i uleseve ne keto parlamente lokale.
Në Finiq fituese është partia MEGA me kandidatin Romeo Çakuli.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin mbi 3.6 milionë qytetarë ndërsa në garë ishin 144 kandidatë dhe perqindja e pjesmarrjes rezultoi ne 37.79 perqind ne shkalle vendi.
Në Bashkitë Kamëz, Vorë dhe Elbasan për herë të parë u mbajt votim dhe numërim elektronik nga i cili dolen fitues socialistet.