Zgjedhjet në Serbi, Osmani: Shqiptarët e Luginës të marrin pjesë masivisht

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, iu ka dërguar një mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ajo i ka ftuar ata të marrin pjesë masivisht në zgjedhje në Serbi.

“Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative”, tha Osmani.

Sot, në Serbi po mbahen zgjedhjet lokale dhe nacionale.

Shqiptarët në këto zgjedhje po marrin pjesë me dy lista zgjedhore:

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nga Shqipërim Arifi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share