Me paterica para kutisë së votimit, kryeministri Robert Fico u shfaq për të parën herë në publik për të hedhur votën  e tij për zgjedhjet e parlamentit Evropian.

Votime për parlamentin e ri evropian këtë të shtunë mbahen edhe në Maltë dhe Letoni ndërsa më herët u votua në Holandë ,Irlandë dhe Republikën Çeke.

Në shumicën e shteteve anëtare, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, qytetarët votojnë të dielën

Radhën për t’iu drejtuar këtë të shtunë  kutive të votimit për të zgjedhur 76 përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian e kanë edhe italianët. Në  shtetin fqinj votohet përgjatë 2 ditëve, për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve.

Parlamenti prej 720 vendesh bashkëvendosi me qeveritë kombëtare për ligjet që rregullojnë tregun e vetëm të bllokut prej 450 milionë banorësh, buxhetin afatgjatë prej 1 trilion eurosh ,rregullat fiskale dhe legjislacionin për të parandaluar ndryshimet klimatike.