Zgjedhjet në LSDM/ Skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për lider të LSDM-së!

Në selinë e LSDM-së, Aleksandar Bajdevski ka dorëzuar kandidaturën për Kryetar të partisë. Ai bëhet kandidati I katërt për lider të socialdemokratëve, pasi dje kandidatura dorëzuan Slavjanka Petrovska, Venko Filipçe dhe Jovan Despotovski.

Të gjithë pretendentët për fronin e LSDM-së, potencuan nevojën për ta ripërtrirë partinë.

“Nuk do të kandidohem për Kryetar të LSDM-së, që të parandaloj fragmentizimin e anëtarësisë” – thuhet në një shkrim të gjatë të titulluar “Mundet edhe ndryshe” në Facebook të Nënkryetarit socialdemokrat, Fatmir Bytyqi.

Bytyqi paralajmëron edhe veprim fraksionist në kuadër të LSDM-së, sic thotë, derisa kandidati që do të zgjidhet, me vepra nuk dëshmon të gjitha ato vlerat për të cilët angazhohen. Ai është shprehur i prerë se do të veprojë kryesisht brenda LSDM-së.

Procedura e kandidaturave nisi më 31 maj. Zgjedhjet brendapartiake janë shpallur me vendim Këshillit Ekzekutiv dhe do të mbahen më 30 qershor.

Ndërkohë me vendim të Këshillit Qendror më 9 qershor do të mbahet Kongresi llogaridhënës, ku krahas analizave për shkaqet e debaklit zgjedhor, Këshilli Qendror do të propozojë edhe ndryshime të Statutit partiak, respektivisht mandati i Kryetarit që do të zgjidhet të jetë katër vite./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share