“Zgjedhjet në LDK janë festë”, thotë Abdixhiku në Kuvendin Zgjedhor të partisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhjet në LDK janë festë sepse ato manifestojnë themelin e besimit të tyre ideologjik.

Ai, në fjalimin e tij në Kuvendin e Dhjetë Zgjedhor të LDK-së, ka theksuar se anëtarët e këtij subjekti janë ndjekës të presidentit historik dhe themeltarit, Ibrahim Rugova, njofton Klankosova.tv.

“Kjo festë është edhe më madhështore sepse në vete përmban pjesëmarrjen e 35 mijë anëtarëve tanë në proceset zgjedhore të partisë. Ky nivel i masivizimit demokratik është shenjë jo vetëm e një vitaliteti partiak, por edhe shenjë e një thirrjeje, e një kushtrimi të anëtarësisë si pritje e tyre ndaj secilit prej nesh”.

“Këtë pritje duhet ta ushtrojmë siç dimë ne si të djathtë, patriotë, mbi të gjitha si ndjekës të arkitektit të Republikës, atit themeltar të Kosovës, presidentit historik doktor, Ibrahim Rugova”, ka thënë Abdixhiku./Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share