Subjektet duhet të regjistrohen deri më 1 Shtator, fushata nis më 11 Shtator
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përcaktuar afatet e procedurave për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit që do të mbahen më 24 Shtator.
Partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje duhet që të regjistrohen në KQZ deri më datën 1 Shtator, ndërsa koalicionet kanë mundësi të regjistrohen deri më 6 Shtator. Kandidatët e pavarur mund të regjistrohen më 8 Shtator.
Fushata zgjedhore për këto zgjedhje do të nisë më 11 Shtator.
Votuesit në Kukës do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë, pas shkarkimit e arrestimit të Safet Gjicit, të cilit iu publikua një videoskandal ku ai shfaqet në zyrën e tij, në marrëdhënie intime me një vajzë.
Klan News