Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka dërguar ende komenetet me qëndrimet e saj as me shkrim në presidencë sa i përket datës së zgjedhjeve.
Krei I kësaj partie njëherësh kryeministër ka munguar në takimin konsultues që u mbajt javën e shkuar.
Presidentja në konferencën për media tha se Brenda dy javësh do të caktoj datën e zgjedhjeve pas konsultimeve me partitë tjera politike.
Por deputeti i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi, kur u pyet nëse janë dërguar komentet me shkrim ai thotë se presidentja ka një muaj afat kohë për konsultime.
“Konsultimet do të vazhdojnë sepse ka afat ende në këtë drejtim, kam qenë për një kohë të gjatë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, presidentja ka më shumë se një muaj në dispozicion për t’i zhvilluar konsultimet deri në caktimin e datave të zgjedhjeve e cila natyrisht nuk duhet të jetë më vonë se katër muaj, para se datës së caktuar e cila mund të jetë natyrisht me katër datat e paralajmëruar tashmë” – tha Adnan Rrustemi- Deputet i Vetëvendosjes.
Presidentja kishte refuzuar që në këtë takim të jetë i pranishëm nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca duke thënë se ka respektuar parimin që ftesa është për kryetarët e partive dhe në atë nivel do të jetë takimi.
Por këtë qëndrim të saj e kundërshton Rrustemi.
“Në bazë të ligjit për zgjedhje presidentja konsulton partitë politike, dhe i përket partive politike të përcaktojnë përfaqësuesin e tyre për të shprehur qëndrimin në këto takime” – tha Adnan Rrustemi- Deputet i Vetëvendosjes.
Në takimin e javës së kaluar ku presidetja i ftoi partitë parlamentare për konsultim për datën e zgjedhjeev të rregullta munguan kryetari i Vetëvendosjes njëherësh kryeministër Albin Kurti si dhe kreu i Listës Serbe.
Partitë tjera të mëdha opozitare parlamentare në këtë takim kanë përmendur datën 26 janar si më të përshtatshmen për zgjedhje.