Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja certifikon rezultatet e zgjedhjeve

Më shumë se gjashtë javë pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e 9 shkurtit.

Rezultatet u certifikuan me 9 vota për ndërsa kundër ishin dy anëtarët e KQZ-së nga Vetëvendosje pasi partia e tyre ka kërkuar anulimin e votave me postë dhe rivotim, pavarësisht se Gjykata Supreme e rrëzoi kërkesën e saj..

Ndonëse KQZ i kishte paralajmëruar partitë politike se ata që mbajnë poste publike duhet të japin dorëheqje që të certifikohet mandati i fituar i deputetit një gjë të tillë nuk bëri kabineti qeveritar i prirë nga kryeminiostri Albin Kurti.

Por pas certifikimit në një status në Facebook Kurti ka shkruar mandati i tij ka përfunduar zyrtarisht dhe tani ka kaluar në fazë kalimtare si kryeministër në detyrë.

Albin Kurti- Kryeministër në Detyrë

Me 23 mars 2025, mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga unë si Kryeministër, përfundoi zyrtarisht dhe kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë, e cila efektivisht është sikur qeveria në dorëheqje e mandateve të mëhershme të të tjerëve. Kjo është hera e parë që një Qeveri e Republikës së Kosovës ka përfunduar me sukses mandatin e plotë kushtetues, duke shënuar një kapitull të ri të stabilitetit institucional në Republikën tonë demokratike”

Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve hapi i parë është konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe pastaj i formimit të Qeverisë së re.

I takon Vetëvendosjes që të emëroj mandatarin për kryetar parlamenti ndërsa presidentja Vjosa Osmani, duhet që brenda 30 ditësh të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit.

Me konsitituimin e Kuvendit, hapet rruga për formimin e ekzekutivit të ri.

Në këtë periudhë, presidentja Osmani, sipas ligjeve obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e Qeverisë së re.

Kabineti qeveritar i propozuar duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve. Vetëvendosje që ka fituar 48 mandate preferon që të bëj qeverinë me komunitetet pakicë pa Listën Serbe e që janë 11 deputetë. Kurti i duhet edhe 2 deputet që ti ketë votat e mjaftueshme për të bërë qeverinë.

Nëse LVV-ja dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike. është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari më pas i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse dështon formimi i qeverisë edhe për herë të dytë , atëherë presidentja Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share