Me gjithë vonesat dhe disa problemeve me systemin për procedimin e votave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve insiston integriteti i votës nuk është cenuar.
Sipas tyre rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, do të jenë të sakta.
Vlerësojnë se numërimi i votave të kandidatëve mund të zgjasë rreth dy javë, ndërsa vlerësimi i votave të diasporës parashihet të për 10 ditë.
Dek. Kreshnik Radoniqi- Kryetar i KQZ-së
Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nisi me një ditë vonesë në katër komuna, ndërsa të enjten në të gjitha komunat.
Megjithatë u kërkua që nëse mund të vazhdojnë telashet me systemin atëherë komisionerët do ti kthehen kthehen “planit B”, që është numërim i votave përmes formularëve.
Dek. Sami Hamiti- Anëtar I Komisionit të KQZ -së nga LDK
Gjithashtu në mbledhje u kërkua që të nis publikimi I rezultateve edhe të kandidatëve për shkak që ata të mos përballen me mungesë të afateve ligjore për ankimim.
Ndërsa për për problemet me uebfaqen në KQZ thonë se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë.