Ish-kryekomisionerja: Duhet marrëveshje politike
Pas dorëheqjeve të zyrtarëve të lartë të Komisioneve Komunale Zgjedhore në komunat veriore duke se procesi i zgjedhjeve në këto katër komuna vështirë të ndodhë pa një marrëveshje politike.
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka themeluar këto komisione në katër komunat veriore e që burojnë nga marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 në këtë situatë e sheh të vështirë të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Zëvendësimi i tyre thotë se mund të ndodhë, por sa do të jetë i suksesshëm pasi duhet procedura ligjore ndërkohë presidentes i kanë mbetur edhe pak ditë për të shpallur zgjedhjet në veri.
Presidentja Vjosa Osmani të premten u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave.
Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet të hënën. Kryetarët e katër komunave veriore dhanë dorëheqje pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave ilegale serbë në RKS.
Tv Klan