Zgjedhjet, mblidhen firmat në Zveçan dhe Zubin Patok

Procesi do të jetë më i gjatë për qytetarët në Zveçan

Edhe në Zveçan dhe Zubin Potok ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në këto dy komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Afati për qytetarët e Zveçanit është më i gjatë se data 22 Janar kur procesi mbyllet për qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Kërkesa për listën me numrin e saktë të votuesve të regjistruar në këtë komunë është dorëzuar më vonë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Dushan Vuksanoviq, anëtar i grupit nismëtar për inicimin e peticionit në Zveçan, tha se pret që brenda afatit të caktuar kohor të mblidhen nënshkrimet e nevojshme.

Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë edhe në dy komunat e tjera në veri, në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq nisi më 17 Janar.

Që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen së paku 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar. Kjo nënkupton se në Zubin Potok duhet të mblidhen 1.347 nënshkrime, ndërkaq peticionin në Zveçan duhet ta nënshkruajnë 1.411. Në Mitrovicë të Veriut kërkohen të paktën 3.640 nënshkrime dhe në Leposaviq 2.689.

Peticioni po mbahet në bazë të Udhëzimit Administrativ që Qeveria e Kosovës e miratoi shtatorin e vitit të kaluar për t’i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve lokale në komunat në veri, pasi serbët lokalë nuk po i pranojnë kryetarët shqiptarë.

Serbët kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit të kaluar, në të cilat u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë. Nisja e mandatit të tyre në fund të majit, rriti tensionet në veriun e Kosovës.

Më pas, komuniteti ndërkombëtar kërkoi shtensionimin e tensioneve dhe bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share