Zgjedhjet lokale në Greqi, partia në pushtet ruan epërsinë

Στιγμιότυπο από την ψηφοφορία για τις δημοτικές και περιφερειακές εκλογές σε εκλογικό τμήμα του Βύρωνα Αττικής, Κυριακή 8 Οκτωβρίου 2023. (ΤΑΤΙΑΝΑ ΜΠΟΛΑΡΗ/EUROKINISSI)

Partia Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ka fituar 7 rajone nga 13 në tota

Partia konservatore në pushtet, Demokracia e Re ka ruajtur epërsinë duke fituar shtatë nga 13 rajone në zgjedhjet lokale të Zhvilluara të dielën në Greqi.

Edhe pse u përball më fatkeqësi të ndryshme dhe akuza për mosmenaxhim të krizave, kryeministrit Kiriakos Mitsotakis ruajti dominimin edhe në pushtetin vendor.

Nga rreth 86 për qind të votave të numëruara, kandidatët e Partisë Demokracia e Re kanë fituar në rajonet e Atikës, Greqisë Perëndimore, Epirit, Maqedonisë Qendrore, Egjeut Jugor dhe Greqisë Qendrore.

Ish-zëvendësministri i mbrojtjes Nikos Hardalis është zgjedhur guvernator rajonit të Atikës, më i populluari në vend.

Kryebashkiakët e Athinës dhe Selanikut, qyteti i dytë më i madh i vendit, do të përcaktohen në balotazhin e 15 tetorit pasi asnjë kandidat nuk siguroi pragun e 43 përqind të votave.

Këtë vit pjesëmarrja  e qytetarëve  në zgjedhjet shënoi rënie. Morën pjesë 51,5 për qind e votuesve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share