ZGJEDHJET IRAN
Kandidati reformist dhe kirurgu kardiolog Masou Pezeshkian ka fituar zgjedhjet presidenciale iraniane pasi mundi rivalin e tij ultra-konservator Saeed Jalili në balotazh.
Autoriteti zgjedhor i Iranit deklaroi se Pezeshkian, një ish-ministër i Shëndetësisë, mori 53.7% të votave kundrejt 44.3% të fituar nga Jalili, ish-negociatori kryesor i qeverisë per armet bërthamore.
Televizioni shtetëror shfaqi pamjet e qytetareve që festonin fitoren e 69-vjeçarit.
“Ne do të shtrijmë dorën tonë të miqësisë për të gjithë”, tha Pezeshkian në fjalimin e tij të parë, duke theksuar se do të punojë me kundërshtarët e tij politikë për përparimin e vendit”.
Pezeshkian ka drejtuar një fushatë të profilit të ulët duke bërë thirrje për rinovim të besimit midis qeverisë dhe iranianëve, shumë prej të cilëve janë zhgënjyer me politikën pas përpjekjeve të dështuara për reforma, represionit politik dhe krizës ekonomike.
Por duke marrë parasysh situatën komplekse politike dhe grupet e fuqishme të interesit në Iran, është e paqartë se deri në çfarë mase Pezeshkian mund të ndikojë në ndryshime të rëndësishme.