Zgjedhjet e parakohshme Parlamentare/ Partitë politike me qëndrime të ndryshme

Nga partia ZNAM shprehen të gatshëm për zgjedhje të parakoshme parlamentare. Të njejtin  qendrim ndajnë edhe nga partia e majta. Kurse kundër shprehen nga partia Popullore Boshnjake.

Diskutimet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të jenë temë debate në mes partive politike.  Në emisionin e mbrëmshëm KLAN Debat, Daniel Stojçevski nga partia ZNAM, theksoi se ata janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhje të parakohshme, por, sipas tij, nuk ka një nevojë urgjente për këtë.

“Ne si parti politike jemi të gatshëm të marrim pjesë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht nëse ato do të jenë zgjedhje lokale apo parlamentare. Nuk është aspak e rëndësishme për ne. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë nëse ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, por duhet të lihet hapësirë, njerëzit në MAQEDONI tashmë janë të lodhur, vetë proceset e biznesit, ekonomia që po ndodh varet nga zgjedhjet. Nuk mendoj se për momentin janë të nevojshme zgjedhje shtesë parlamentare, por nëse ndodhin, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në ato zgjedhje, thotë Daniel Stojçevski nga ZNAM” 

Të gatshëm për zgjedhje paralamentare shprehen edhe nga paratia e Majta. Sipas, Jovana Mojsovska qeveria aktuale nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve. Mojsovska thekson se, pas 100 ditëve të qeverisjes, nuk ka pasur asnjë ndryshim substancial që do të ndihmonte për ta përmirësuar gjendjen, dhe se përvoja e deritanishme ka krijuar një përshtypje se qeveria është ende në “muajin e mjaltit”, pa realizuar reformat thelbësore që janë premtuar.

“E majta deklaroi se është gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse besojmë se kjo qeveri nuk i përmbush pritshmëritë. Mund të konkludojmë se ato 100 ditë të qeverisjes kanë përfunduar dhe përshtypja e përgjithshme është ende sikur janë në muajin e mjaltit dhe nuk kemi ndonjë reformë thelbësore që do ta bënte të ndihej ai ndryshim dhe do të thosha mbështetje referendumi që VMRO-DPMNE-ja ka marrë për të zbatuar disa ndryshime rrënjësore” – tha Mojsoska, Levica.

Safet Bishevac, përfaqësues i Partisë Popullore Boshnjake, kundërshton organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas Bishevac, Maqedonia ka pasur zgjedhje të shpeshta në vitet e fundit, dhe nuk ka asnjë përfitim të dukshëm nga një tjetër proces i tillë.

“Kjo është një nga arsyet pse ne nuk duhet të shkojmë në zgjedhje, pra ne kemi përvojën e zgjedhjeve çdo dy vjet e gjysmë dhe na ka dalë që shteti nuk përfiton asgjë nga kjo. Është një manovër praktike me të cilën pozita në pushtet i siguroi vetes mandat edhe për disa vite në mënyra të ndryshme, dhe këtë e bëri edhe VMRO-DPMNe kur partinë e udhëhoqën Nikoga Gruevski dhe Sasho Mijalkov, këtë tentoi ta bëjë edhe Zoran Zaev. Prandaj mendoj se kjo është arsyeja e dytë pse nuk duhet të shkojmë në zgjedhje dhe të gjithë janë të vetëdijshëm se as partnerët tanë evropianë dhe as aleatët tanë nuk janë të lumtur kur duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme” – tha Safet Bishevac.

Bishevac shtoi se aleatët ndërkombëtarë të Maqedonisë, përfshirë partnerët evropianë, nuk janë të kënaqur me mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share